Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Rusia, kapet në Qafë-Botë 61-vjeçari armen

61-vjeçari, i cili kishte dhe nënshtetësi greke, ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike

E.K
I shpallur në kërkim nga Rusia, kapet në Qafë-Botë
Pika e kalimit kufitare ne Qafe Bote

SARANDË- Një 61-vjeçar armen është vënë në pranga nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vitesh nga autoritetet ruse.

61-vjeçari armen është me shtetësi greke dhe po punohet për ekstradimin e tij në Rusi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB