
TIRANË- Erzen Breçani do të qëndrojë në burg, pavarësisht pretendimeve se qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën, për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Posaçme, pas leximit të raportit të ekspertëve, që kishin konstatuar gjendjen shëndetësore të Breçanit. Ish-zyrtari i lartë i policisë iu është nënshtruar dy ekspertizave ligjore, në fund të të cilave, GJKKO vendosi që të mos ia ndryshojë masën e sigurisë.
Breçani pretendon se vuan nga klaustrofobia (frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura), dhe për këtë shkak i ishte drejtuar Gjykatës me një kërkesë për masë më të butë sigurie. Breçani u vu në prangat e policisë në Nëntor të vitit të kaluar, për dosjen “Metamorfoza 2”.
Ish-drejtuesi i lartë i policisë u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni. Ndërkohë djali i tij Eralbi Breçani dhe Ervin Mata, mbeten ende në kërkim, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine.
Së fundmi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar HEC-in “Drita”, i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe të familjarëve të tij. Sekuestrot janë vendosur, pasi SPAK ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, Breçani ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK se në çfarë pike janë hetimet.
/ZËRI