Aktualitet

Erzen Breçani mohon të ketë marrë para nga i biri dhe Ervin Mata

Breçani është pas hekurave dhe ndaj tij ka nisur dhe hetimi pasuror.

F.m
Erzen Breçani mohon të ketë marrë para nga i biri dhe
Erzen Breçani dhe Eralb Breçani

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani është marrë në pyetje dhe ka mohuar të ketë marrë para nga djali i tij, Eralb Breçani dhe nga Ervin Mata, të dy të shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Breçani është pyetur nga hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit, i cili sipas shqiptarja.com ka sqaruar se me Matën e lidhte vetëm faktin që djali e kishte kunat, pasi ishte martuar me motrën e tij. Ish-zyrtari ka mohuar përfshirjen apo pasjen dijeni për trafikun e lëndëve narkotike, aktivitet që ushtrohej nga i biri dhe Mata.

Breçani është pas hekurave dhe ndaj tij ka nisur dhe hetimi pasuror.

Ish-drejtuesi i policisë, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave.

Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli.

Në një prej bisedave, Breçani është përgjuar që kërkon para nga i biri. Bëhet fjalë për shuma nga 350-500 mijë euro. Në skenë doli dhe këngëtarja Elvana Gjata, e dashura e Matës, e cila shërbente dhe si transportuese e parave. Edhe pasuria e këngëtares është vënë në hetim.

Poll

MOS HUMB