
GJERMANI- Personi që po shikoni në foto është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me armë zjarri Reol (Alonso) Hysnelin, të riun nga Burreli. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjermani. Hysnelit u gjet i vdekur më 25 nëntor në një pyll në Gjermani. Ai u identifikua vetëm tre ditë më vonë përmes shenjave të gishtërinjve, pasi Hysneli ishte një person që kishte probleme me ligjin.
Adoleshenti i identifkuar si Qerim D., pranoi se kishte qëlluar me plumb në kokë 27-vjeçarin.
Ai dyshohet se është anëtar i një bande të rrezikshme shqiptare. Bëhet fjalë për bandën, pjesë e të cilës është edhe një 38-vjeçar i identifikuar si Ernest D.. Ky i fundit ka dalë në skenë pas zbërthimit të bisedave të tij në aplikacionet “Sky ECC” dhe “EncroChat”.
Ai akuzohet aktualisht për trafikun e 20 kilogramëve kokainë, 267 kilogramëve hashash dhe 24 kilogramëve marijuanë. Ernesti dyshohet se ka fituar 1.5 milionë dollarë nga trafiku i drogës, por ende nuk dihet se çfarë e lidh me 17-vjeçarin që sapo ka bërë një vrasje.