Aktualitet

U vra me plumb në kokë, 17-vjeçari e qëlloi Hysnelin pas prishjes së pazareve të drogës

Konfliktet kanë bërë që dyshja të takoheshin për ballafaqim. Në kërë takim, i mituri me origjinë nga Kukësi që në Gjermani ishte bërë pjesë e një grupi shqiptarësh që trafikonin drogë, kishte marrë dhe armë zjarri me vete.

F.m
U vra me plumb në kokë, 17-vjeçari e qëlloi Hysnelin pas
Reols (Alonso) Hysneli

GJERMANI- Reols (Alonso) Hysneli, 27 vjeç, një djalë i rritur jetim dhe me origjinë nga Burreli gjeti vdekjen nga duart e një adoleshenti nga Kukësi. 17-vjeçari qëlloi me një plumb në kokë të riun shqiptar në afërsi të banjave termale Holstentherme, pranë Hamburgut në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 nëntor, por vetëm tre ditë më vonë u bë i mundur identifikimi i viktimës, përmes shenjave të gishtërinjve, pasi shqiptari ishte një person që kishte probleme me ligjin.

Reols (Alonso) Hysneli ishte dënuar më herët pasi ishte përleshur me disa persona, njërin prej të cilëve e kishte dëmtuar në kokë. Ai u dënua me 9 muaj burg, por u lirua me kusht.

Hysneli ishte hetuar edhe për trafikim të lëndëve narkotike, gjë që e çoi drejt vdekjes. Ai ishte njohur teksa shpërndante drogë me 17-vjeçarin, të cilin e kishte punësuar më vonë. Por, konfliktet e mëvonshme kanë bërë që dyshja të takoheshin për ballafaqim. Në kërë takim, i mituri me origjinë nga Kukësi që në Gjermani ishte bërë pjesë e një grupi shqiptarësh që trafikonin drogë, kishte marrë dhe armë zjarri me vete.

17-vjeçari e ka qëlluar në kokë Hysnelin duke e lënë të vdekur dhe më pas ia ka transferuar në një zonë me shkurre, ku dhe u gjet i pajetë.

Poll

MOS HUMB