Aktualitet

Vrau gruan! Blendi Fevziu: E njihja Naim Murselin, doja t’i gjeja numrin e telefonit për ta ngushëlluar

Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur lexoi raportimet e ngjarjes. Ndaj edhe kishte nisur që të kërkonte një numër telefoni për t'i shprehur ngushëllimet e tij duke qenë se e ka njohur edhe më parë.

k.m.
Vrau gruan! Blendi Fevziu: E njihja Naim Murselin, doja t’i gjeja numrin e
Blendi Fevziu, Naim dhe Liridona Murseli

TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka zbuluar se ka takuar disa vite më parë vrasësin e Liridona Murselit. Pikërisht bashkëshortin e saj, Naimin. Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur lexoi raportimet e ngjarjes. Ndaj edhe kishte nisur që të kërkonte një numër telefoni për t'i shprehur ngushëllimet e tij duke qenë se e ka njohur edhe më parë. Por zbuloi se kishte mbetur i shokuar kur zbuloi se Policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Ndërsa më tej, vazhdon edhe komenton ngjarjen që ka shokuar Kosovën. 

FJALA E PLOTË E FEVZIUT: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Pak ditë më parë lexova në mediat online një lajm që ishte tejet i trishtë; një grua e re kishte humbur jetën në sy të bashkëshortit të saj dhe dy fëmijëve në një tentativë grabitje. Mu duk një lajm i çuditshëm për Prishtinën, e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta. Pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin jam përshëndetur dikur në një nga hotelet e Prishtinës disa kohë më parë. Më kishtë lënë përshtypjen e një personi të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se donte shumë Kosovën dhe se e njihte gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit, ndjeva trishtim tejet të madh. Tentova ti gjeja numrin e telefonit për t'i dhënë një ngushëllim, për t'i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetim që të kishin sa më pak trauma. Por dje lexova që Policia kishte identifikuar si autor bashkëshortin Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse. Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, thotë Fevziu.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

Poll

MOS HUMB