
KURBIN- Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme mes 3 personave në Kurbin. Dy vëllezërit Kolici pasi kanë debatuar me fqinjin e tyre 20-vjeçar, i kanë shkuar në banesë, e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë plagosur me thikë. I riu është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dy vëllezërit Jozef Caku (Kolici) dhe Ervis Kolici janë arrestuar nga policia për veprat penale "Vrasje me dashje'kryer në bashkëpunim'mbetur në tentativë" dhe "Dhunimi i banesës".
Njotimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.
Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Kolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’ kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.
Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.