Aktualitet

Vrasja e Liridonës 'ndez' gjakmarrjen

Zbardhja e krimit të rëndë dhe dërgimin e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit pas hekurave ka sjellë dhe agravimin e situatës mes dy familjeve. Të afërmit e Liridonës kanë kërkuar zhvarrosjen e të resë dhe rivarrosjen e saj pranë familjarëve që kanë humbur, por gjithashtu kanë paralajmëruar hakmarrje duke i lënë fisit Murseli vetëm dy ditë besë. Në shenjë revolte, në rrjetet sociale i kanë vënë kryq mbiemrit Murseli që ishte shkruar në njoftimin për vdekjen e të resë.

F.m
Vrasja e Liridonës 'ndez' gjakmarrjen
Liridona Murseli

KOSOVË- Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur të gjithë Kosovën e mbarë popullin shqiptar. Fillimisht u raportua si një grabitje me pasojë vrasjen e 30-vjeçares, por brenda 48 orëve u zbulua se urdhrin e kishte lëshuar vetë njeriu me të cilin ishte kurorëzuar dhe e kishte bërë baba të dy djemve. Naim Murseli, për arsye që ende kanë mbetur mister, i ka dhënë 30 mijë euro dorasit Granit Plavën si dhe nipit të tij Kushtrim Kallakun, për të sajuar skenarin makabër të një grabitjeje që i jepte fund jetës së nënës së fëmijëve të tij.

Ndezja e gjakmarrjes

Zbardhja e krimit të rëndë dhe dërgimin e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit pas hekurave ka sjellë dhe agravimin e situatës mes dy familjeve. Të afërmit e Liridonës kanë kërkuar zhvarrosjen e të resë dhe rivarrosjen e saj pranë familjarëve që kanë humbur, por gjithashtu kanë paralajmëruar hakmarrje duke i lënë fisit Murseli vetëm dy ditë besë. Në shenjë revolte, në rrjetet sociale i kanë vënë kryq mbiemrit Murseli që ishte shkruar në njoftimin për vdekjen e të resë.

Si u zbulua krimi?

Referuar dëshmisë së parë të dhënë nga Naim Murseli dhe babait të tij grabitësit, mbrëmjen e 29-nëntorit, pasi hasën në rezistencën e Liridonës hapën zjarr ndaj saj duke e lënë të vdekur në vend. Ai pretendoi se kishte arritur të merrte fëmijët që ishin në sediljen e pasme dhe ishte larguar për të shpëtuar nga ata që i zunë pritë, dhe se nuk i kishte parë autorët, por teksa largohej, kishte dëgjuar vetëm krismat.

Dëshmia e tij nuk i ka bindur efektivët e Policisë, të cilët kanë thelluar hetimet.  Murseli dhe bashkëpunëtori i tij u tradhëtuan nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe nga një telefonatë e bërë vetëm pak para ngjarjes, që zbuluan se e gjithë ngjarja duket se është një kopje e kronikës që bëri bujë në të gjithë  botën. Bëhet fjalë për Charalambos (Babis) Anagnostopoulos, piloti që vrau gruan e tij Caroline Crouch, duke inskenuar një grabitje.

Arrestimi i ekzekutorit e fundosi

Granit Plava tregoi menjëherë të gjithë planin para policisë. Ai u vu në prangadhe rrëfeu se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e gruas. Plava deklaroi se para vrasjen kishte marrë 15 mijë euro, ndërsa 15 të tjera do t’i merrte me të përfunduar ‘punën’. Pjesë e skemës ishte dhe i afërmi i vetë Naim Murselit, si bashkëpunëtor.

Divorci

Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë procedurat nuk përfunduan, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Kush ishte Naim Murseli?

Murseli njihej për angazhimin si këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe për jetën luksoze që bënte. Në profilin e tij në Facebook sheh foto me personazhë të ndryshëm publikë, përfshirë këngëtaren Dua Lipa dhe kryeministrin Edi Rama, por sot, komentuesit lëshojnë veç mallkime kundrejt tij. Gruas që i mori jetën guxoi t’i vendoste edhe një kurorë me lule. 

“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë”, shkruhej në shiritin mbi të.

Ndiqni materialin e përgatitur nga ZËRI:

Poll

MOS HUMB