
SHKODËR- Të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, dhe Oltion Bistri kanë kërkuar lirimin nga qelia. Ata kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i la në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Operacioni “Metamorfoza” u realizua pas çkodimit të aplikacioneve “EncroChat” dhe “SKY” të një telefoni të sekuestruar nga pala franceze. Në përgjimet e publikuara, biznesmeni Gjoka komunikonte me personazhe të botës së krimit, në cilat porositeshin vrasje.
Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri, të dy zyrtarë të lartë policie ikishin kontakte të vazhdueshme me Gjokën dhe jo vetëm. Bistri kujdesej që aktiviteti i kundraligjshëm i lojrave të fatit të Pëllumb Gjokës të mos zbulohej si dhe ai të vijonte aktivitetin i qetë, në bashkëpunim me shefat e tij të Policisë.
SPAK prej kohësh kishte vendosur në sitë edhe pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka. Tre pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, në Velipojë të Shkodrës janë vendosur në sekuestro preventive nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pronat ishin në emër të biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka dhe të atit të tij, Kol Gjoka.