Aktualitet

Vrasja e Liridona Murselit, Tirana ngrihet në protestë

Marshimi do të nisë nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

F.m
Vrasja e Liridona Murselit, Tirana ngrihet në protestë
Liridona Murselit

TIRANË- Nesër, ditën e dielë, në orën 11:30 do të mbahet një protestë-marshim për vrasjen e Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën e mbarë popullin shqiptar. Marshimi do të nisë nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Qëllimi është dënimi i dhunës dhe vrasjes në familje e shoqëri.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

Poll

MOS HUMB