Vëllai i Liridona Murselit ka deklaruar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nga varreza në Cërmjan të Gjakovës, në fshatin e bashkëshortit të saj, pasi Naim Murseli u arrestua si porositës i vrasjes së 30-vjeçares për 30 mijë euro.
Liridon Ademaj deklaroi se mes motrës së tij dhe kunatit nuk ka pasur asnjëherë probleme. Ndërsa shtoi se i kanë dhënë 2 ditë besë familjes Murseli dhe më pas do të marrin hak për vrasjen e 30-vjeçares, krim që tronditi opinionin publik. Ndërkohë mësohet se prindërit e Naim Murselit janë larguar drejt Suedisë.
“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, tregoi Lirion Ademaj për Gazetën Insajderi.
Ndërsa shtoi: “I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë.”
Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murseli, mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor) pranë banesës së saj në rrugën Dalip Alshiqi, Prishtinë.
Uniformat blu kanë informuar se në pranga janë vendosour 3 autorët e dyshuar të krimit të rëndë, ndërsa janë sekuestruar pistoleta me 19 fishekë që dyshohet se u përdor për vrasjen e Liridona Mursdeli dhe makina e përdorur nga autorët. Naim Murseli kishte premtuar Granit Plavës se do ti paguante 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa i kishte parapaguar 15 mijë euro.
/ Zëri