Aktualitet

DETAJE/ Liridona u vra nga bashkëshorti, çifti kishte aplikuar për divorc

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin.

f.t
DETAJE/ Liridona u vra nga bashkëshorti, çifti kishte aplikuar
Liridona dhe Naim Murseli

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar pras vrasjes që tronditi Kosovën, ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019, sipas Gazeta Express.

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Autoritet po vijojnë hetimet për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes dhe deri më tani janë arrestuar tre persona, mes tyre bashkëshorti i viktimës,Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. 

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ku 15 mijë i kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do i jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB