Aktualitet

Digjet makina e personazhit të njohur në "TikTok", Kozak: Shteti ta kapë ose do e gjej vetë

Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

f.t
Digjet makina e personazhit të njohur në "TikTok", Kozak:
Kozak Braci

TIRANË- Një makinë është djegur gjatë natës në Allias. Mjeti është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në "Tik Tokt". Në pamje dallohet Policia e shtetit e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. 

Ka qenë vetë Kozaku ai i cili me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar ngjarjen. Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë. Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

Digjet makina e personazhit të njohur në "TikTok", Kozak:

Nuk dihet ende nëse autorët janë kundërshtarët e tij në rrjete sociale, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga Policia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB