
KOSOVË- Sot në fshatin Cërmanjë të Gjakovës iu dha lamtumira Liridona Murselit, pa e ditur se atë e kishte vrarë bashkëshorti i saj, Naim Murselit. Në fshatin Cërmanjë banon pikërisht familja e Naim Murselit.
Mirëpo, pas arrestimit të bashkëshortit të Liridonës për vrasjesn e 33-vjeçares dhe të dy të tjerëve, familja e së resë (Ademaj) ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj.

Familja është shprehur se do t'i japë lamutumirën 33-vjeçaren në fshatin e saj të lindjes.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/