
Foto ilustruese
TIRANË- Është vetëdorëzuar në Policinë e Beratit drejtuesi i mjetit, i cili disa orë më parë përplasi me makinë një 12-vjeçar në vendin e njohur si “Ura e Beshirirt” në Tiranë. Rapotohet se pasi ka përplasur të miturin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Ndërkohë 12-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Poll