Aktualitet

Punëtori humbi jetën në HEC-in e fshatit, arrestohet shoferi i firmës

Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i kamionçinës i identifikuar si Kujtim Hysa.

f.t
Punëtori humbi jetën në HEC-in e fshatit, arrestohet shoferi i
foto ilustruese

GRAMSH- Policia ka zbardhur aksidentin me pasojë vdekjen e një punëtori në fshatin Lenie të Grmashit, ditën e djeshme. Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i kamionçinës i identifikuar si Kujtim Hysa. Hysa gjatë drejtimit të mjetit ka kryer manovra të gabuar duke dëmtuar rëndë 51-vjeçarin i cili nuk u ka mbijetuar plagëve dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet drejtuesi i kamionçinës së firmës, i cili kreu manovra të gabuara me automjetin që dëmtoi 51-vjeçarin. Sekuestrohet kamionçina.

Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Fisnik Vrapi u aksidentua teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po ndërton HEC-in në fshatin Lenie. Vrapi u dëmtua nga një mjet pune i kësaj firm teksa punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB