Aktualitet

E rëndë në Gramsh, po punonte për HEC-in, vdes 51-vjeçari

Fisnik Vrapi ishte duke punuar për ndërtimin e HEC-it në fshatin Lenie

E.K
E rëndë në Gramsh, po punonte për HEC-in, vdes
Foto ilustruese

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.

Një 51-vjeçar i identifikuar si Fisnik Vrapi ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një HEC-i, në fshatin Lenie.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme.

Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB