Aktualitet

Vrasja e Liridona Murselit, si u zbulua brenda 48 orëve skenari makabër

Autoritet në vijim të hetimeve, kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Murselit, 10 fishekë dhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët.

f.t
Vrasja e Liridona Murselit, si u zbulua brenda 48 orëve skenari
Naim Murseli dhe Liridona Murseli

KOSOVË- Vrasja tragjike e Liridona Murselit, tronditi Prishtinën. Teksa pothuajse të gjithë besuan se 33-vjeçarja u vra nga grabitësit, ai që fshihej mbrapa ekzekutimit ishte bashkëshortii saj, Naim Murseli ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli.

Ai inskenoi grabitjen në mënyrë që t'i merrte jetën gruas së tij teksa udhëtonin me makinë, në sy të dy djemve të mitur.

Persona të 'pajtuar' nga Naimi u zunë pritë dhe në momentin që 33-vjeçari u largua nga mjeti me fëmijët, Liridona u qëllua me armë zjarri për vdekje. Naimi gjithashtu ishte në funeralin e saj duke e përcjellë në banesën e fundit. Po ashtu, ka pritur edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që kishin ardhur për t'i bërë nderimet e fundit viktimës.

Por dy ditë mëvonë, e vërteta doli në dritë.

Naim Murseli, së bashku me Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, u arrestuan nga Policia, të cilët janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Autoritet në vijim të hetimeve, kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Murselit, 10 fishekë dhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët. Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ku 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

Në pranga ëshë vënë edhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas arrestimit të tij një reagim erdhi edhe nga vëllai i tij, Kanon Kokolla. Kanoni deklaroi se vëllai i tij është i pafajshëm dhe natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi.

Dinamika

Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Teka hetimet vijonë dhe Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, familjarët e Liridona Mursliut kanë thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli. Ka qene vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj, i cili ka dhënë dy ditë besë familjes Murseli. Nga ana tjeter mësohet se prindërit e Naim Mursliut janë larguar në Zvicër.

Si ndodhi ngjarja?

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, bazuar në rrëfimin e Naim Murselit. Policia tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Por me arrestimin e bashkëshortit të viktimës, ngjarja merr kthesë të madhe dhe detaje të reja priten të zbulohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB