Aktualitet

Arrestohet në Spanjë 'dajloku' i grupit Breçani, do vriste vëllezërit Nela

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani, ku kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine.

F.m
Arrestohet në Spanjë 'dajloku' i grupit Breçani, do
Edmund dhe Albert Nela

SPANJË- Ismail Zeneli, njeriu që kërkonte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmund Nela për hakmarrje dhe që në përgjimet e dosjes "Breçani" identifikohej si 'Dajloku', është vënë në pranga në Spanjë. Nw njoftimin zyrtar tw Policisw sw Shtetit bwhet me dije se ndaj Zenelit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”. Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

Kush wshtw Ismail Zeneli?

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani, ku kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine. Por, gjithashtu kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, sqarohet se Xhem Krasniqi është qëlluar me armë zjarri në Angli dhe ka humbur jetën.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë Edmund Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm.

Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin. Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.

Në dosje, Ismail Zeneli bisedon me Bujar Ajetin, i cili ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë hakmarrje dhe i kërkon të gjejë vendndodhjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

Poll

MOS HUMB