
TIRANË- Ju duhet të keni dëgjuar për dietën e grupit të gjakut, e cila ka qenë e njohur që nga viti 1996. Dr. Peter D'Adamo beson se ngrënia sipas një lloji të caktuar të grupit të gjakut mund të përmirësojë shëndetin. Njerëzit me grup gjaku zero janë më të prirur ndaj disa sëmundjeve si ulçera, mosfunksionimi i tiroides, nivelet e ulëta të hormoneve tiroide dhe mungesa e jodit. Këto mund të shkaktojnë pasoja të padëshiruara si: pesha e tepërt trupore dhe mbajtja e ujit.
Është interesante se gjatë një interviste pune në Japoni, punonjësit e mundshëm pyeten shpesh se cili është grupi i tyre i gjakut. Njerëzit me grupin e gjakut 0 përshkruhen si njerëz të përgjegjshëm, të përkushtuar, të organizuar, të ndërgjegjshëm dhe praktik.
Kur janë nën stres, ata mund të bëhen hiperaktivë dhe impulsivë. Ushqimi i keq, mungesa e stërvitjes dhe zakonet e pashëndetshme dhe tendenca për stres i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj proceseve të dëmshme metabolike, si rezistenca ndaj insulinës, aktiviteti i ngadaltë i tiroides dhe obeziteti.
Gjithashtu, njerëzit me këtë grup gjaku kanë një nivel më të lartë të acidit në stomak se grupet e tjera të gjakut, për këtë arsye ata shpesh kanë stomak të ndjeshëm dhe janë më të prirur ndaj ulçerës në stomak. Po ashtu, ata duhet të shmangin kafeinën dhe alkoolin, dhe kafeina mund të jetë veçanërisht e dëmshme sepse rrit nivelin e adrenalinës, e cila tashmë është e lartë tek njerëzit me këtë grup gjaku./ZËRI