
SHKODËR - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Guci të Shkodrës. Mësohet se një kalimtar është plagosur në këmbë. Plumbi 'qorr' ka kapur kalimtarin, teksa ai ishte duke ecur në këmbë. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër /Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ZËRI/