Aktualitet

Donte të vriste vëllezërit Nela, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit

SPAK ka kërkuar ekstradimin e Ismail Zenelit, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Nela në Britaninë e Madhe, për hakmarrje.

D.XH
Donte të vriste vëllezërit Nela, SPAK kërkon ekstradimin e
Pergjimet e SKY qe zbuluan rastin

TIRANË – SPAK ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradim nga Spanja të Ismail Zenelit, arrestuar pak ditë më parë në shtetin spanjoll. Kërkesa u dorëzua të martën, së bashku me vendimin e Prokurorisë së Posaçme, që e ka lënë atë në burg.

Zeneli është shpallur në kërkim nga ana e SPAK, pasi ishte pjesë e grupit ku u arrestua edhe ish-kryepolici i Tiranës, Erzen Breçani. SPAK akuzon Zenelin se është personi që donte të vriste vëllezërit Nela. Këtë vrasje ai donte ta bënte për hakmarrje, pasi më 2013 dyshohet se ata ia kishin vrarë të vëllanë Xhem Krasniqi, krim që ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Autoritetet spanjolle kanë lajmëruar se Zeneli është prangosur në Spanjë më datë 2 dhjetor 2023 dhe menjëherë pas kësaj, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. SPAK akuzon Zenelin se është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe të Eralbi Breçanit, për trafikun e lëndëve narkotike. Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e drogës në vendin e orgjinës, në Brazil. Ai nxirrte lëndën narkotike nga porti i Valencias, kur lënda narkotike arrin në port, pasi transportohej me kontejneir.

Së bashku me Zenelin, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor edhe shtetasi Artan Sulejmani, që nuk del në përgjimet e komunikimeve në SKY, por del në biseda e dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në trafikun e lëndëvee narkotike. Zeneli është arrestuar tashmë në Spanjë dhe kërkohet nga autoritetet shqiptare ekstradimi, me qëllim që të përballet me drejtësinë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB