Aktualitet

Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni mbeten në qeli, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

f.t
Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni mbeten në qeli, Gjykata e Lartë
Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni

TIRANË-Gjykata e lartë ka rrëzuar ankimin e Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit, për ndryshimin e masës së sigurisë. Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Ish-zyrtari i Policisë Erzen Breçani u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit. Ish-drejtuesi i lartë i policisë u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni. 

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve. Breçani së bashku me djalin e tij, Eralb Breçani akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Ndërsa shefi i Krimeve te komisariati Nr. 6, Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB