
KLOS- Një furgon i transportit publik, i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tunelit. Shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin, nga shoferi 55-vjeçar. Të lënduar mbetën tre pasagjerë dhe shoferi i automjetit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Tre prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 55-vjeçare është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
“Gruaja 55-vjeçare është në gjendje më të rëndë, ajo u transferua te Trauma dhe tre pacientët e tjerë që ishin në gjendje më stabël pasi iu dha ndihma e parë u transferuan për ekzaminime me të hollësishme në spitalin Univeristar të Tiranës”, tha mjekja.
Njoftimi policisë:
Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.
/ZËRI