Aktualitet

Shoferi humb kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, tre pasagjerë të plagosur në Klos

Shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin, nga shoferi 55-vjeçar.

E.K
Shoferi humb kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, tre pasagjerë të
Foto ilustruese

KLOS- Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë pasi një furgon pasagjerësh doli nga rruga në Klos. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta në bypass-in e Klosit. Shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin, nga shoferi 55-vjeçar.

Tre pasagjerët që mbetën të plagosur janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Nuk dihen endet shkaqet që çuan 55-vjeçarin të humbte kontrollin e furgonit. Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur aksidentin./ZËRI

Poll

MOS HUMB