Aktualitet

VD-Sërish kokainë në portin e Pireut, kësaj here fshihej mes kallamarëve, destinacioni...Kroacia

Dërgesa erdhi nga Peruja me destinacion Kroacinë.

k.m.
VD-Sërish kokainë në portin e Pireut, kësaj here fshihej mes
Droga e kapur

GREQI- Një tjetër ngarkesë me kokainë është kapur sërish në portin e Pireut. Kësaj herë janë kapur 100 kilogramë kokainë, të fshehura ndër kallamarë që kësaj herë kishin si destinacion Kroacinë. Me këtë kapje, vetëm gjatë periudhës 23-27 maj, në Greqi janë kapur 320 kg kokainë, sasi që është kapur me ndërhyrjen e DEA-s amerikane. Komandanti i Prokurorisë së Narkotikëve, Spyros Tsardakas, duke folur për ERT duke përshkruar pse ky port në Greqi është kthyer në një vend të rëndësishëm për trafikun e kokainës.

“Për shkak se vendi ynë ka pozitë të lakmueshme gjeografike është një vend tranzit, tani droga shkon në vendet e afërta me ne, qoftë në Turqi ose në vendet e Evropës Perëndimore. Për momentin çmimi i kokainës në Greqi me shumicë është 25 deri në 27 mijë euro kilogrami. Por në vendet e Europës Perëndimore, ky çmim shumëfishohet,"-tha ai. 

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, për 210 kg kokainë, po nga vendet e Amerikës Latine me destinacion Shqipërinë, u arrestuan 4 persona. Për operacionin e dytë nuk ka asnjë të dhënë sesa ka qenë numri i të prangosurve. Për aksionin e parë në pranga përfunduan: Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe dy grekët Alexandors Merkouris. Për këtë aksion, grupi kishte muaj të tërë që vëzhgohej, madje kishin arritur që të fusnin edhe një të infiltruar në mesin e këtyre bandave, i cili dërgoi trafikantët para tytave të armëve të Policisë greke. 

Përveç drogës, gjatë aksionit të Policisë u gjetën dhe sekuestruan 131 mijë euro, një armë zjarri tip "Glock" me 15 fishekë dhe 17 telefona celularë. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale, ndërsa të prangosurit pritet që të dalin para drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB