
TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë që solli zhvillimin e operacionit “Metamorfoza 2” dhe vënien në pranga të ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, bashkë me djalin e tij, Eralbi Breçani. Në dosjen prej 104 faqesh janë të detajuara bisedat e zhvilluara mes grupit kriminal që zbardhin dhe rolin e Ervin Matës, të njohurin si ‘boli i kokainës’, i cili është shpallur në kërkim, si dhe të Bujar Gërmizit (Ajeti), që u arrestua në Kukës.
Pikërisht ky i fundit, në mesazhet që shkëmben, shfaqet i shqetësuar pasi i druhet një spiunimi nga Erzen Breçani. E gjitha kjo ndodh pasi Gërmizi ishte vënë në dijeni se ishte vënë nën përgjim.
Pjesë nga dosja:
Më datë 15.08.2020 ora 18:23:54, Bujar Ajeti duke përdorur Ç4RE2 komunikon me perdouresin J35P60 ku flitet reth faktit që e kanë përgjuar dhe se kush ia ka dhënë këtë informacion. Ata zhvillojne biseden:
J35P60: Po ç’ne aty duke ju përgju juve me lale...Si esht puna...Kush paska qen ai motër***...
Ç4RE2: O lalefije e per pe...Rop***..Iphone lale...e mbajm me vete. Pa e hap fare... fikem. Komplet.
J35P60: Hë mos ia fut kot.
Ç4RE2: I pergjo.Po lale...100 %.Po po. Me anë të imeit....
Në orën 18:26:39 Ç4RE2 dërgon mesazhet ku dyshohet se me fjalën "erz" i referohet Erzen Breçanit,
Ç4RE2: Mu kan qen tu mpergju...E ka hanger ai tjetri...Erz...Ato lart...O lale...E kan bo...të Tiranes...Pash zotin mos fol me kan. Se **ja ropt pastaj...Maje per vete ç’a folem bashkë...S’jam tu i zanë besë as këtij tani....
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai