Politikë

Shkarkim me dorëheqje, si e rrezikon Ardi Veliu arrestimin pas përfshirjes te "Metamorfoza"?

Në kontradiktë të plotë me standartin e synuar, "Zëri" ngriti shqetësimin që e trajton në themel problemin: A mund të hetojë vartësit e tij një hetues i cili rezulton vetë i përfshirë në këtë dosje? 

f.g
Shkarkim me dorëheqje, si e rrezikon Ardi Veliu arrestimin pas
Ardi Veliu, ish-kreu i AMP

TIRANE- Prej 5 ditësh dorëheqja e ish-drejtorit tashmë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu, ishte lënë pezull në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Pas 5 ditëve heshtje, sot vetë Veliu konfirmoi largimin pas një mbledhje me stafin ku iu bëri me dije se do të ikte nga detyra. Në ikje e sipër iu drejtua gazetarëve duke iu thënë se "Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund", duke lënë dyshime se largimi ishte i sforcuar dhe se mezi ka pritur të largohet. E habitshme kjo për një drejtor që mban detyrën me zor. 

"Zëri" e ka ndjekur rastin e Veliut që prej momentit kur vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi se do të aplikonte një standart të ri. çdo polic i përfshirë në aplikacionet "Sky ECC" dhe "Encro Chat" do të përjashtohet nga PSH, sipas ministrit, duke njoftuar gjithashtu se ai që do të merrej me këtë proces ishte kreu i AMP, Ardi Veliu.

Në kontradiktë të plotë me standartin e synuar, "Zëri" ngriti shqetësimin që e trajton në themel problemin: A mund të hetojë vartësit e tij një hetues i cili rezulton vetë i përfshirë në këtë dosje? 

Për ta kuptuar situatën, na mjafton të kthehemi në dosjen "Metamorfoza" pjesë nga e cila janë botuar nga redaksia. 

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri e përfshinte direkt Ardi Veliun në pazarin që ai kishte bërë me biznesmenin Pëllumb Gjoka, që gjatë kohës së karantinës. "Më çau k... Ardi", shkruante Bistri duke lënë të kuptohej qartë se për gjithçka kishte vepruar, në dijeni ishte edhe drejtori i kohës. 

Denoncimi i dytë publik edhe më i freskët për ish-kreun e AMP, u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha deklaroi disa ditë më parë se Ardi Veliu përdorte 3 telefona për aplikacionet që përdoren nga personat e përfshirë në botë e krimit si "Sky Eç" apo "Encro Chat". 

Kjo klimë bëri që Ardi Veliu të jepte dorëheqjen në formulën e zakonshme "shkarkim me dorëheqje", një praktikë e njohur kjo për spostimet që socialistët bëjnë kur largojnë dikë nga detyra. 

Tashmë, Veliu është i dorëhequr dhe pa asnjë post në Policinë e Shtetit. Por çfarë do të ndodhë, a do ta thërrasë SPAK në morinë e bisedave të zbardhura nga "Metamorfoza" për ta pyetur për rolin e tij? A është Ardi Veliu i "ftuari" i radhës që do të hyjë në SPAK me pranga në duar?

Bashkë me të, prej muajsh disa drejtuesë të lartë të PSH, flitet se janë të përfshirë në këtë çështje që përditë e më shumë po konfirmon një kalbje të kupolës së Policisë, e kamufluar me shifra dhe statistika por pra brendi dhe moral./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB