
TIRANE- Dy ditë pas arrestimit në Rinas të dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur përfaqësuesë të Ambasadës Amerikane. Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se përfaqësuesit e ambasadës Amerikane kanë shkuar në SPAK për të zhvilluar një takim me prokurorët, por nuk dihet nëse fokusi i takimit është çështja "Berisha-Malltezi". Seanca për komunikimin e masave të sigurisë do të zhvillohet sot në orën 13:30, kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të njihen me vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Në seancë duhet të jenë të pranishëm edhe Berisha edhe Malltezi, por mbetet për tu parë vendimi i kryetarit të PD, i cili në 12:00, ka njoftuar një deklaratë për mediat.
Vizita e SHBA në SPAK vjen dy ditë pasi SPAK arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin ndërsa caktoi dy masa "detyrim paraqitje" për Sali Berishën dhe Fatmir Bekteshin. Të dyve iu është ndaluar dalja jashtë vendit dhe duhet të paraqiten në mënyrë periodike pranë Policisë Gjyqësore.
SPAK akuzon Berishën se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Malltezin, bashkëshortin e të bijës, Argita, dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore që Malltezi të përfitonte truallin e kompleksit sportiv Partizani.
E njëjta akuzë është edhe për Malltezin, i cili akuzohet se ka kryre korrupsion pasi duke shfytëzuar pushtetin e Berishës përfitoi nga privatizimi dhe e ndryshoi destinacionin nga kompleks sportiv në zona banimi.
Edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive./Zëri.ai