Politikë

Asnjë reagim për Berishën dhe Malltezin, Bardhi paralajmëron konferencë nesër

Njoftimi i tij vjen fill pasi me urdhër të SPAK u vendos në pranga dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ndërsa një masë sigurie "detyrim paraqitje" është vendosur edhe për këtë të fundit.

k.m.
Asnjë reagim për Berishën dhe Malltezin, Bardhi paralajmëron
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, nesër ka paralajëmruar një deklaratë për shtyp. Njoftimi i tij vjen fill pasi me urdhër të SPAK u vendos në pranga dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ndërsa një masë sigurie "detyrim paraqitje" është vendosur edhe për këtë të fundit. Ndaj dhe mendohet se konferenca e vendosur për nesër do të ketë lidhje me aksionin e SPAK.

“Nesër, datë 23.10.2023, ora 11:30 deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga salla e Konferencave tek Kryesia e Kuvendit,"- thuhet në njoftim.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB