Aktualitet

'SKYndal' largon kryehetuesin! Ardi Veliu jep dorëheqjen

Emri i Veliut u përmend në transkriptimet e dosjes ‘Metamorfoza’ që u zbardhën nga autoritetet franceze e që dërguan pas hekurave biznesmenë e zyrtarë, si dhe nxorrën zbuluar lidhjet e kreut të AMP-së me anëtarë të grupeve kriminale.

F.m
'SKYndal' largon kryehetuesin! Ardi Veliu jep dorëheqjen
Taulant Balla dhe Ardi Veliu

TIRANË- Kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen. Zëri.ai mëson se vetëm një muaj e një vit pasi e mori këtë detyrë dhe vetëm dy javë pas pas nismës së Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, 'SKYndal' për të nxjerrë jashtë Policisë së Shtetit të gjithë të inkriminuarit dhe bashkëpunëtorët me personazhet e botës së krimit, Veliu ka dorëzuar shkresën për tu larguar nga kjo detyrë. 

Tashmë dorëheqja e Veliut është në tryezën e Ballës. Veliu e mori këtë post vetëm pak kohë pasi u dorëhoq si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Më pas ai u emërua zëvendësministër i Infrastrukturës. Emri i Veliut u përmend në transkriptimet e dosjes ‘Metamorfoza’ që u zbardhën nga autoritetet franceze e që dërguan pas hekurave biznesmenë e zyrtarë, si dhe nxorrën zbuluar lidhjet e kreut të AMP-së me anëtarë të grupeve kriminale.

Konkretisht, në një nga bisedat e zhvilluara në ‘SKYECC’, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili tashmë është pas hekurave, pretendon se ka komunikuar me vetë Ardi Veliun dhe me ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.

Kjo gjë konfirmohet nga biseda që Oltion Bistri bën me Gjokën, ku duket qartë që ish-shefi i Operacionales që ndodhet aktualisht pas hekurave, ishte kthyer në syrin e veshin e biznesmenit dhe e lajmëronte për çdo kontroll apo vendime të marra në takime e mbledhje të ndryshme. Bistri gjithashtu kishte hyrë “mik” tek Rebani Jaupaj, drejtor i Policisë së Tiranës në kohën që është zhvilluar biseda, dhe tek Ardi Veliu.

Poll

MOS HUMB