
Joana Duro
TIRANË- Ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro do të gjykohet me proces të shkurtuar. Kërkesa është pranuar sot, gjatë seancës së mbajtur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ndërsa më 27 tetor pritet që të jepet pretenca.
Joana Duro, Laura Sheto, ish-specialistja e nivelit të lartë si dhe administratori kompanisë “drikons” Vladimir Topi e inxhinieri Silvi Shehu u arrestuan më 2 qershor.
Duro u akuzua se kishte marrë rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar në një tender kompaninë 'DRICONS’. Bëhej fjalë për tenderin për të rikonstruktuar qendrat shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Poll