Politikë

Berisha publikon foton: Këto janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut

Ish kryeministri Berisha theksoi se janë 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdodur në vendin tonë dhe se shumica e tyre, përqëndrimin më të lartë e kanë pasur në Kryeministri.

D.XH
Berisha publikon foton: Këto janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi
Berisha

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha, në emisionin “Open”, ka publikuar një fotografi, ku duken tre telefona. Berisha tha se 3 telefonat janë të kriptuar dhe se sipas tij, janë përdorur nga Ardi Veliu, i cili u shkarkua sot, pasi ishte në krye të AMP.

Berisha theksoi se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre janë përdorur në ndërtesën e Kryeministrisë.

“Këto janë tre telefonat e kriptuar të Ardi Veliut. Janë telefona, që kanë pasur përqëndrimin më të lartë në ndërtesën e Kryeministrisë. Mua më kanë thënë se kur e përdor aplikacionin, pjesa tjetër e telefonit nuk punon.

Këtë e kam nga burimet e mia, në Shqipëri, nga telefonat e kriptuar që janë përdorur, që janë në total 8 mijë, në Kryeministri kanë pasur përqëndrimin më ta lartë”,  deklaroi Berisha./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB