
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open”, deklaroi se kryeministri Edi Rama, ka lobuar, që Macron të bënte deklaratën për anulimin e vizave për Kosovën.
“Edi Rama, sapo është mbyllur Samiti, ka hapur mashtrimin, se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Rama nuk ka kërkuar asnjëherë sanksione ndaj Serbisë, por ka gënjyer vetëm për të mashtuar shqiptarët e Kosovës. Sepse ai në të vërtetë është një tradhtar, aspak patriot.
Ndërsa, ajo që ka bërë Rama në raport me vizitën e Macron, për mua është skandaloze. Macroni, ndryshe nga liderët e tjerë, qëndroi vetëm për disa orë në Tiranë.
Padiskutim që vizita e një presidenti francez në Shqipëri është historike, por Edi Rama e banalizoi edhe këtë vizitë. Rama ka lobuar, që Macron të thoshte deklaratën për vizat me Kosovën. E ka bërë, sepse ky u bë lajmi më i rëndësishëm i vizitës së Macronit”, tha Berisha./Zëri.ai/