Aktualitet

Tjetërsimi i tokës në Dhërmi! Lihet në burg Jorgo Goro, 'detyrim paraqitje' për ish-kreun e Kadastrës, ç'deklaroi Aliaj?

Jorgo Goro u vu në pranga të shtunën, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

E.K
Tjetërsimi i tokës në Dhërmi! Lihet në burg Jorgo Goro,
Jorgo Goro ne Gjykate

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, ka dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme. GJKKO ka lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për Jorgo Goron. Ndërkohë Gjykata ka ndryshuar masën për ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilal Aliaj nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Ailaj përfitoi zbutje të masës pasi kishte një fëmijë 5 muajsh.

Jorgo Goro ra në prangat e policisë me urdhër të SPAK më 23 mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona. Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.

Në ambientet e gjykatës të pranishëm ishin edhe Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj ish-jurist i ASHK Vlorë. Bilbil Aliaj, me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. Në dëshminë e tij Aliaj ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të.

Ndërkohë, Gjikola, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK:

- Jorgo Goro, “Arrest në burg”

- Stavri Mëhilli, “Arrest në burg”

- Bilbil Aliaj, “Detyrim paraqitje”

- Vezir Gjikoka, “Arrest në shtëpi”

- Jerasimo Bashi, “Arrest në shtëpi”

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli.

Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Jorgo Goro është në "arrest me burg"; Jerasimo Bashi dhe Vezir Gjikoka ndodhen në 'arrest shtëpie'. Në “detyrim paraqitje” është Bilbil Aliaj, ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB