Aktualitet

AKSIONI- E përfshirë në trafikun e armëve edhe një police, prangoset efektivja e burgjeve

Burime për ZËRI bëjnë me dije se e reja, Denisa Halilaj, aktualisht është punonjëse e Policisë së Burgjeve. 

k.m.
AKSIONI- E përfshirë në trafikun e armëve edhe një
Pamje nga aksioni

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me grupin që u kap duke trafikuar armë nga Shkodra në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se e reja, Denisa Halilaj, aktualisht është punonjëse e Policisë së Burgjeve. E reja, 22 vjeç, ishte pjesë e grupit dhe kishte ardhur bashkë me të rinjtë e tjerë për të shitur armët e zjarrit. 

Teksa prisnin blerësit, ishin ndalur në një parking në rrugën e Rinasit, ku edhe ndërhyri Policia. Për të mos tërhequr vëmendjen, 5 të rinjtë ishin ndarë në 2 mjete, në të parin ishin dy person që kishin rol këqyrjen e rrugës dhe lëvizje të patrullave të Policisë. Ndërsa në të dytin, 3 persona të tjerë mbanin armët që i kishin fshehur brenda një valixheje./ZËRI

Poll

MOS HUMB