Aktualitet

Morën 150 euro nga dy shqiptarë, arrestohen 2 policë kufitarë në Bullgari

Po ashtu janë arrestuar dhe dy shqiptarët.

E.K
Morën 150 euro nga dy shqiptarë, arrestohen 2 policë
Foto ilustruese

BULLGARI-Dy oficerë të policisë kufitare bullgare janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë në pikën kufitare Gyueshevo në kufirin me Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat vendase. Po ashtu janë arrestuar dhe dy shqiptarët.

Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 23 mars, kur shtetasit shqiptarë kërkuan që një person me iniciale S.L të lejohej të largohej nga Bullgaria pa u sanksionuar për tejkalim të vizës në vend. Ryshfeti i ofruar është pranuar nga zyrtarët e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB