
CËRRIK- Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Sh është vënë nën hetim nga Policia e Cërrikut pasi akuzohet se ka përndjekur një 17-vjeçare. Sipas Policisë, i riu e ka ndjekur për disa ditë dhe e ka telefonuar vazhdimisht adoleshenten pa pëlqimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI