Aktualitet

FOTO/ Aksident i RËNDË në Berat, motori i pret rrugën makinës, ndahet më dysh

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ëhstë bërë lëvizja e gabuar e motomjetit, i icili i ka prerë rrugën makinës.

E.K
FOTO/ Aksident i RËNDË në Berat, motori i pret rrugën
Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së'', në Berat ku një motor u përplas me një makinë. Raportohet se përplasja ka qenë e fortë. Pasi është përplasur me makinën, motori ka përfunduar duke goditur bordurën anësore të trotuarit dhe më pas është ndarë më dysh. 

FOTO/ Aksident i RËNDË në Berat, motori i pret rrugën
Motori

Mësohet se drejtuesi i motorit Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe u transportua pas aksidentit, është larguar drejt banesës së tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ëhstë bërë lëvizja e gabuar e motomjetit, i icili i ka prerë rrugën makinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB