Video

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

Beleri akuzon Goron se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçi.

F.m
Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro, Artan Gaçi, Olta Xhaçka dhe Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme. Bashkë me Goron janë vënë në pranga dhe katër persona të tjerë. Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon Goron se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

 

Poll

MOS HUMB