Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Dhërmi/ Kreu i Kadastrës, Bilbil Aliaj: S'kam pasur kontakt me Artan Gaçin

Aliaj ka thënë para hetuesve se nuk ka patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të.

f.t
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi/ Kreu i Kadastrës, Bilbil
Bilbil Aliaj

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme ku do ti verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje. Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj ish-jurist i ASHK Vlorë, të cilët janë në pritje të masës së sigurisë. Ndërkohë është zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme, në lidhje me tjetërsimin e pronave në Dhërmi. Aliaj ka thënë para hetuesve se nuk ka patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të.

“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”-u shpreh Aliaj.

Më 23 mars GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie’ për Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, asokohe 'kanë pranuar dokumentacionin ligjor, dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, ...duke kryer regjistrimin fillestar të tokës në favor të Foto Mehilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij'.

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “detyrim paraqitje” është Bilbil Aliaj dhe në 'arrest shtëpie' Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB