
ITALI- “Plumbi është i kalibrit 22. Një e shtënë e vetme në kokë, në pjesën e djathtë të kafkës mbi vesh. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër,”- kaq tha Prokuroria e Cuneos pwr vrasjen e Klaudio Myrtaj, 34 vjeç. Qitësi nuk vrau, por e la në agoni dhe mq pas u zhduk. Detaji i parë të bën të mendosh se vrasësi nuk ishte profesionist. I dyti detaj që kuptohet është se viktima ishte më i shpërqendruar se zakonisht kur pa vrasësin, që ndoshta e njihte. Hetimet vazhdojnë. Kush e kreu vrasjen?
Partnerja e tij e ka kundështuar kategorikisht përfshirjen në ngjarje, edhe pse është e dyshuara kryesore.
“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Ishtenjë burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht në dy raste me burra të tjerë, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i shihja. Askush nuk e ka vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes. Kur më telefonuan, mendova aksident, pastaj më shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Duam drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta,”-rrëfeu ajo për "La Stampa".
Klaudio Myrtaj po punonte si çdo ditë në zdrukthtari, kur u vra papritur me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai kishte dy vite që kishte mbërritur në Itali./Zëri.ai/