Aktualitet

SPAK nis hetimin pasuror për dy kryebashkiakë socialist

Pas hetimeve SPAK verifikon pasurinë e dy kryebashkiakëve socialist

E.K
SPAK nis hetimin pasuror për dy kryebashkiakë socialist
SPAK

TIRANË- Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për dy kryebashkiakë socialist, Rakip Sulin e Kamzës dhe Jorgo Goron e Himarës. Ndaj Sulit është nisur një procedim penal pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat për fondet e rindërtimit, ndërsa Goro dyshohet për çështjet e pronave në Himarë.

Suli u paraqit të mërkurën për të dytën herë në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e tërmetit të vitit 2019 dhe një tender për pastrimin e qytetit.

Ndërsa Jorgo Goro u paraqit në SPAK pas kallëzimit të bërë nga stafi i Fredi Belerit për shpërdorim deryre.

Goro mbetet në detyrë si kryebashkiak i Himarës, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit për shkak se Fredi Beleri ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor dhe nuk i është dhënë leje për të bërë betimin.

Poll

MOS HUMB