
GREQI - Autoritetet policore në Evia janë vënë në alarm, pasi nëna e një vajze 13-vjeçare denoncoi se e bija ishte joshur nga një 30-vjeçar me origjinë shqiptare.
Sipas informacioneve, gruaja iu drejtua oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Kalkidë të shtunën (11/4) dhe deklaroi se vajza e saj është takuar me 30-vjeçarin pas komunikimeve në rrjetet sociale.
Shqiptari arriti ta bindte të miturën që ta takonte në një vend të izoluar në Nea Styra. Vajza e mitur ka thënë se 30-vjeçari fillimisht e preku në pjesët intime dhe më pas abuzoi seksualisht me të.
Historia u zbulua, kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari dhe njoftoi nënën e tij, e cila kontaktoi autoritetet.
Shqiptari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent./Zëri.ai/