
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin dhe ka dërguar për gjykim dosjen. SPAK, pas përfundimit të hetimeve, ka ngritur akuzën "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror" për Gjicin, ndërsa nga ana tjetër Kaçi akuzohet për "korrupsion aktiv".
Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit.
Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./Zëri.ai