ELBASAN- Mbledhja e thirrur nga Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit si duket dështoi, pasi përfaqësuesit e kompanisë 'Kurum' nuk morrën pjesë. Në mbledhjen e Emergjencave Civile, pritej të raportohej për nivelin e ndotjes pas zjarrit në pikën e skrapit.
Dhënies së informacionit në lidhje me ndotjen dhe zjarrin ju shmang si kompania private ashtu dhe Drejtori Rajonal Mjedisit Elbasan. Konkluzionet e dala nga takimi do ti referohen Këshillit Bashkiak të Elbasanit si dhe do t’i vendosen në dispozicion Prokurorisë, e cila po heton për ndotje kompaninë Kurum.
Zjarri i cili, përfshiu fushën e grumbullimit të skrapit të kompanisë “Kurum” në Elbasan më 6 nëntor u shua mbas 24 orësh. Drejtuesi teknik i sigurisë se jashtme të Kurum, Mërkur Çipi pranoi se zjarri ka pasur pasoja në ndotjen e madhe të ajrit, duke shtuar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe nuk është bërë nga dora e njeriut. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan mjetet e kompanisë dhe zjarrfikësit. Grupi hetimor ka administruar prova për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri masiv dhe tepër ndotës për qytetin./Zëri.ai