Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, autori: E bëra për hakmarrje, më plagosi vëllain! Shënjestra: Kemi 15 vite në një lagje

Referuar dëshmive të autorit dhe shënjestrës, familjet e tyre jetonin prej 15 vitesh në një lagje, ndërsa ngjarja e vjetër dyshohet se ka rikthyer konfliktin mes tyre.

zh.ll
Atentati i dështuar në Elbasan, autori: E bëra për
pamje nga atentati

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i dështuar në një lokal në hyrje të Elbasanit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 15 gusht. Poli Boriçi, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Ermir Kërtezi, i njohur edhe me emrin “Mir Bitoci”, ka deklaruar se pas sulmit qëndron hakmarrje për nje ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Referuar dëshmive të autorit dhe shënjestrës, familjet e tyre jetonin prej 15 vitesh në një lagje, ndërsa ngjarja e vjetër dyshohet se ka rikthyer konfliktin mes tyre.

Sipas burimeve, 52-vjeçari ka pretenduar gjatë dëshmisë së tij, se Kërtezi i kishte plagosur vëllain e tij disa vite më parë, i cili kishte pësuar dëmtim të rëndë deri në paralizim. Megjithatë, një tjetër version vjen nga shënjestra e sulmit, Ermir Kërt. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar dhe se nuk kishte pasur konflikte të kohëve të fundit me 52-vjeçarin.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon edhe pista të tjera, përfshirë mundësinë e një konflikti më të fundit mes autorit të dyshuar dhe shënjestrës.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, në një lokal në hyrje të Elbasanit, i mbushur me klientë. ZËRI publikoi pamjet e ngjarjes së rëndë, ku 52-vjeçari i afrohet nga pas Bitocit, teksa ky i fundit po largohej nga loklai dhe i vendos një armë zjarri pas koke.

Çfarë ndodhi në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në Elbasan

Pamjet tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, autori Poli Boriçi (personi me bluzë të bardhë) i afrohet nga pas Mir Bitocit dhe i vendos një armë zjarri pas koke. Bitoci reagon menjëherë duke i shtyrë dorën në cilën mbante armën autorit dhe largohet me vrap. Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi uniformat blu arritën ta arrestonin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB