VLORË- Gjashtë persona mbetën të lënduar si pasojë e zjarrit në hotel "Brooklyn" në Vlorë, ku një në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një vajzë për shkak të djegieve që ka pësuar.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka reaguar edhe shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj. Në një prononcim për mediat, Breshanaj bëri me dije se 5 prej tyre janë dërguar menjëherë në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar.
Sipas mjekut, disa prej tyre kanë pësuar djegie, ndërsa 2 të tjerë fraktura në trup pasi janë hedhur nga ballkonet. Ai shtoi se një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar rreth 100% djegie.
View this post on Instagram
“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.