Aktualitet

Zjarr në një tjetër biznes në jug! Flakët shkrumbojnë 'Mesopotam Agrotourism Resort' në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër (VIDEO)

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa flakët janë përhapur dhe kanë shkrumbuar pothuajse të gjithë resortin. 

zh.ll
Zjarr në një tjetër biznes në jug! Flakët
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Një zjarr i fuqishëm është raportuar në një tjetër biznes në jug të vendit. Bëhet fjalë për resortin 'Mesopotam Agroturizëm', në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, i cili është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa flakët janë përhapur dhe kanë shkrumbuar pothuajse të gjithë resortin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndëra nuk dihen as shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të zbardhur se si nisën flakët dhe çfarë e shkaktoi përhapjen e tyre.

'Mesopotam Agroturizëm' është një resort i dnërtuar rreth 3 vite më parë dhe konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Ai ishte ktheyr një një prej destinacioneve të frekuentuara turistike në zonën e Mesopotamit, përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër.

Ndërkohë, po mëngjesin e sotëm, u përfshi nga flakët edhe hotel "Brooklyn" në Vlorë, ku mbetën të lënduar 6 persona. Në këtë rast shkak dyshohet të jetë bërë djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit./ZËRI

Poll

MOS HUMB