VLORË- Pushuesit që ndodheshin në hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë zjarrit që përfshiu godinën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
View this post on Instagram
Një shqiptar nga Kosova, Luan Salihu, 21-vjeç, ka rrëfyer momentet e panikut. 21-vjeçari tregon se është hedhur nga ballkoni bashkë me të fejuarën për t’i shpëtuar flakëve.
“Jemi nga Lipjani. Isha në gjumë, ishte ore gati 04:00 mëngjesit. E fejuara u ngrit e para dhe më tha “ngrihu nga gjumi se nuk e di çfarë ka ndodhur”. U ngritëm me dalë nga dera dhe ishte tym, tymi hyri brenda. Dolëm nga ballkoni , ishte flakë dhe tym.
U hodhëm dhe nuk u lënduam nga djegia. Kur jam hedhur kam rënë me një cep të një hekuri dhe kam lënduar këmbën. Ka qenë edhe një familje me një fëmijë të vogël. Ishte dita e dytë aty në hotel. Isha në katin e dytë sipër lokalit”, tha Luan Salihu.
Ndërkohë, një tjetër pushues me orgjinë nga Polonia, ka treguar momentin kur kuptuan se në hotel kishte rënë zjarr. Në një prononcim për mediat, pushuesi polak ka treguar se kishte nuhatur diçka të çuditshme dhe më pas është hedhur nga dritarja pasi kanë konstatuar zjarrin.
“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali./ZËRI